No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA BAYERNI RIKTHIM ME FITORE, SËRISH +4 NDAJ DORTMUNDIT

BAYERNI RIKTHIM ME FITORE, SËRISH +4 NDAJ DORTMUNDIT

Bayern Munchen shënoi nga një gol për pjesë dhe u rikthye me tre pikë nga transferta kundër Union Berlin. Golat e Robert Lewandowskit dhe Benjamin Pavard, i dhuruan fitoren bavarezëve në kryeqytet dhe diferenca me Dortmundin ndjekës ka shkuar sërish katër pikë.

VAR-i anuloi golin e Thomas Muller në minutën e 19-të dhe vendasit rezistuan deri pesë minuta përpara mbylljes së pjesës së parë, moment kur Leon Goretzka ua prishi planet. Mesfushori “vodhi” një penallti dhe Lewandowski nuk gaboi nga pika e bardhë, duke u ngjitur në kuotën e 40 golave në këtë sezon. Dyfishimi erdhi dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.

Mbrojtësi francez shfrytëzoi një kros nga goditja e këndit, kërceu bukur me kokë dhe vulosi fitoren e skuadrës së tij. Goli i dytë në kampionat për 24-vjeçarin, i cili edhe rrjetën e parë e kishte realizuar kundër Union Berlin. Bayern do të zbresë në fushë sërish me 23 maj dhe përballet në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments