No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A KOMPLETOHET MILANI, RIKTHEHET LOJTARI I FUNDIT

KOMPLETOHET MILANI, RIKTHEHET LOJTARI I FUNDIT

Franck Kessie është rikthyer në Milano. Mesfushori i Milanit kishte rreth një muaj që gjendej në vendlindje, në Bregun e Fildishtë. Të hënën u rikthye Zlatan Ibrahimovic, ndërsa ka bërë të njëjtën gjë 23-vjeçari, duke plotësuar grupin e Stefano Piolit.

Afrikani do të kalojë një periudhë 14-ditore në karantinë dhe më pas mund t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Akoma nuk dihet se ku do të qëndrojë lojtari këto dy javë: në shtëpinë e tij apo në Milanello, aty ku po qëndron edhe Ibra.

Drejtuesit e Milanit nuk kanë vendosur akoma për diçka të tillë. Vetëm një gol në kampionat ka shënuar Kessie sivjet, teksa numëron 25 ndeshje të zhvilluara mes Serie A dhe Kupës së Italisë. Emri i tij ndodhet prej kohësh në merkato, me Arsenalin që po tenton ta transferojë në Londër. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Recent Comments