No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA DORTMUND TREGON SE ËSHTË PËR TITULL, SHKATËRRON SCHALKEN

DORTMUND TREGON SE ËSHTË PËR TITULL, SHKATËRRON SCHALKEN

Borussia Dortmund ka shkatërruar me rezultatin e thellë 4-0 rivalët e të njëjtit qytet, Schalken. Në derbin e Ruhrit, ishin verdhezinjtë e Favre ata që dominuan. Në “Signal Iduna Park” megjithatë, diçka mungonte: Ajo atmosferë fantastike që “Muri i Verdhë” dhe pjesa tjetër e tifozerisë dhuronte javë pas jave.

Gjithsesi, futbollistët e Dortmund ia dolën dhe pa ndihmën e tifozëve. Haaland hapi serinë e golave, në minutën e 29-të. Pas një krosimi perfekt nga Thorgan Hazard, bomberi norvegjez shënoi golin e 10-të në Bundesliga në vetëm 9 takime.

Për të dyfishuar rezultatin, mendoi portugezi Raphael Guerreiro, që shënoi një gol shumë të bukur në një diagonale me të majtën. Me rezultatin 2-0, u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, Dortmund vazhdoi me të njëjtin ritëm, duke vazhduar dominimin përballë një Schalke të përgjumur. Thorgan Hazard shënoi me anë të një kundërsulmi, duke trefishuar shifrat, ndërsa Guerreiro me golin e dytë personal, vendosi rezultatin final në 4-0. Dortmund ngjitet në kuotën e 54 pikëve, vetëm një më pak se Bayerni kryesues.

Bundesliga, java 26

Borussia Dortmund – Schalke  4-0
Haaland 29;, Guerreiro 45′ 63′, Hazard 48′

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments