No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SHUHET TRAJNERI I RI GJAKOVAR, FFK NGUSHËLLON FAMILJEN DAFOTA

SHUHET TRAJNERI I RI GJAKOVAR, FFK NGUSHËLLON FAMILJEN DAFOTA

Një lajm i kobshëm e ka goditur sot familjen Dafota nga Gjakova, komunitetin futbollistik gjakovar dhe atë mbarë kosovar.

Trajneri 25-vjeçar në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të klubit futbollistik Vëllaznimi, Ardren Dafota, ka ndërruar jetë.

Ai ditët e fundit zbuloi se është prekur nga leukemia akute, e cila ia mori jetën për një kohë të shkurtër.

Ardreni ishte trajnues edhe në disa projekte zinxhirore të Federatës së Futbollit të Kosovës. Familjen e të ndjerit e ka ngushëlluar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Telegrami i presidentit të FFK-së

E nderuara Familje Dafota,

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë të zellshëm, Ardren Dafota, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ardreni ishte i dashuruar me futbollin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si futbollist aktiv u shqua me talentin e tij në KF “Gjakova”, KF “2 Korriku” dhe KF “Flamurtari”. Ai pas përfundimit të studimeve dhe karrierës si futbollist nisi me përkushtim punën e trajnerit, derisa me punën dhe profesionalizmin e tij arriti që të bëhet pjesë e programit Grassroots të FFK-së, ku shërbeu si edukator, si dhe ishte udhëheqës i programit për fëmijët me nevoja të veçanta në Gjakovë “Të gjithë jemi të barabartë”.

Ardreni gjithmonë ishte i përkushtuar në punë dhe u dallua si profesionist i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, mik i shkëlqyeshëm e i afërt me të gjithë ata që e njohën dhe me të cilët punojë, andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Tuchel jep mesazhin e parë si trajner i Chelseat

Pasi është zyrtarizuar sonte, menjëherë fjalët e para të Thomas Tuchel si trajner i Chelsea nuk kanë vonuar. Trajneri gjerman foli për faqen zyrtare të...

Recent Comments