No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PREKAZI: KOSOVA ASNJËHERË NUK DO TË VUAJË PËR LOJTARË

PREKAZI: KOSOVA ASNJËHERË NUK DO TË VUAJË PËR LOJTARË

Futbolli ka 2 muaj që mbetet i izoluar pa ndonjë datë të saktë se kur mund të dalë nga ky izolim.

Në fakt disa shtete të njohura tashmë kanë konfirmuar rikthimin e ligave, derisa ekipet kombëtare pritet të rikthehen në aksion tek në muajt shtator, tetor e nëntor.

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi në një bisedë për Zëri.info ka thënë se ndërprerja e kampionatit ka shkaktuar telashe, por këto telashe kanë të bëjnë me të gjitha vendet jo vetëm me Kosovën.

“Është fakt se kur ndërpritet një ritëm I punës mund të shkaktoj telashe por çfarë të bëjmë është situatë që po përballet e gjithë bota. Unë me stafin teknik kemi kontakte të vazhdueshme me futbollistët e Kosovës e ku fatkeqësisht njëri nga ta pati rezultuar pozitiv siç ishte Valmir Mustafa por ai tashmë e ka kaluar atë dhe është shumë mirë”, ka thënë Prekazi duke shtuar se edhe futbollistët e Kosovës janë duke stërvitur në kushte shtëpie.

“Është fakt që lojtarët kosovarë që luajnë jashtë Kosove, kanë kushte shumë më të mira për punë sasa këta që janë këtu. Klubet e tyre ofrojnë shumë mundësi dhe ata po stërvitin individualisht. Ne e kemi listën e plotë të lojtarëve dhe e dimë mirë se çfarë na pret në muajt e ardhshëm kur veç do të nisnin garat”, ka thënë Prekazi, duke paralajmëruar risi në prurjet e reja.

“Sigurisht që në këtë kohë është vështirë me identifiku lojtarë të rinj kur nuk kemi aktivitet, por ne e kemi listën dhe e dimë saktë çfarë na pret. Ne nuk kemi qëndruar asnjëherë duarkryq dhe kemi vëzhguar të gjithë dhe jemi në përcjelle ‘nonstop’. Ajo që mund të them është se Kosova asnjëherë nuk duhet brengosur për lojtar të rinj, pra ne trajnerët vetëm kokëdhembje kemi për të zgjedhur lojtarë pasi kemi shumë. Kemi shumë talente kështu që vazhdimisht mund të kemi risi”, ka përfunduar Rafet Prekazi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Zvicra po bën presion të madh për Andi Zeqirin, zbulohet kur mund t’i bashkohet përfundimisht Kosovës

Sulmuesi kosovar i Brightonit, Andi Zeqiri po vazhdon të jetë prej çështjeve më të përfolura nga mediet kosovare dhe ato zvicrane.Ai vazhdimisht ka qenë...

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Recent Comments