No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KËTO JANË 9 KLUBET E LICENCUARA PËR GARAT EVROPIANE

KËTO JANË 9 KLUBET E LICENCUARA PËR GARAT EVROPIANE

Federata e Futbollit e Kosovës e ka përfunduar procesin e licencimit të klubeve për edicionin 2020/2021 të garave të UEFA-s.
Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve të veta nga data 4 maj deri sot me datë 14 maj ka shqyrtuar dokumentacionin e 10 klubeve aplikuese, për herë të parë edhe në konkurrencën e femrave.

Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar nga klubet, Komisioni ka marrë vendim që t’ u jap licencën 9 klubeve si në vijim:
KF Ballkani
FC Drita
SC Gjilan
FC Prishtina
KF Feronikeli
FC Llapi
KF Drenica
KF Trepça 89
KFF Mitrovica

Klubi i vetëm që nuk i ka përmbushur plotësisht kriteret e rregullores së licencimit është: KF Flamurtari.

Palët e pakënaqura me vendimin e Komisionit të Shkallës së Parë kanë të drejtë ankese deri me 19 maj 2020 në ora 16:00.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Malisheva i vë zjarrin merkatos në futbollin kosovar

Skuadra pretendente për inkuadrim në Superligë sapo ka zyrtarizuar shtatë super përforcime, shkruan Olle. Lajmi për Viktor Kukën që...

Rashkaj bëhet me skuadër të re

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri. Rashkaj do të...

Recent Comments