No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR RRËFIM INTERESANT I BATROVIQIT PËR KOHËN KUR LUANTE ME VOKRRIN

RRËFIM INTERESANT I BATROVIQIT PËR KOHËN KUR LUANTE ME VOKRRIN

Sulmuesi Zoran Batrovic ishte një top-golashënues në kohën e ish-Jugosllavisë në vitet e ’80-ta, ku së pari e nisi në klubin malazez Buducnos, pastaj te Prishtina dhe Partizani i Beogradit, duke fituar një reputacion si golashënues i jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Anadollu, ai ka folur për futbollin në ish-Jugosllavi dhe detajet që dikur shkaktuan trazira mediatike.

“Jam i sigurt se Faruk Hadzibegic ka përvojën e nevojshme për të fituar sa më shumë nga kjo gjeneratë e Malit të Zi. Nuk kam pritur më shumë në eliminatoret e fundit, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të dorëzohemi për Botërorin në Katar”, tha Batrovic.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Batrovic bashkëpunoi me ekspertë të ndryshëm, por Fuad Muzurovic është ndër ta që i la më së shumti përshtypje.

“Unë e vlerësoja atë si njeri dhe si ekspert. Më kujtohet aventura me Fadil Vokrrin, një natë para ndeshjes me Olimpijan. Fuad u kthye vonë në Hotel Grand, dhe na gjeti ne duke fjetur në tavolinë dhe të dehur”, tregon më tej Batrovic.

“Tokë, më hap dhe më përpi. Unë fjalë për fjalë mendova për këtë. U turpërova shumë. Ai na zgjoi dhe na drejtoi me ton më normal, ‘djema, a doni që unë t’ju sjell diçka për mëngjes”, tregon ai.

Të nesërmën, pasi Olimpija shënoi për 1:0, Batrovic e shikonte vetëm Muzurovicin:

“Ndërgjegjja ime gëlonte, por unë isha gati të vdisja në fushë. Unë më pas barazova dhe Vokrri shënoi golin e fitores. Nuk mund t’ua përshkruaj se sa i lumtur isha”, shtoi ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments