No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FLET BUNJAKI: JA SI TË VEPROJMË PËR KAMPIONATIN

FLET BUNJAKI: JA SI TË VEPROJMË PËR KAMPIONATIN

Kosova kishte një ritëm shumë të mirë në kualifikueset për kampionatin Evropian, derisa në muajin mars do të duhej të luante me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Nga forma që kishte shumë analistë e vlerësonin Kosovën favorite për të kaluar tutje, por ja që ajo ndeshje u shty dhe gjasat janë të luhet në tetor e nëntor

Futbolli vazhdon të mbetet një dilemë e madhe nëse do të vazhdojë këtë edicion apo jo.

Pandemia Covid -19 është ende prezente dhe nuk e ka ndërmend të dorëzohet lehtë, dhe natyrisht kjo vetëm sa po i vështirëson gjërat në të gjitha aspektet.

Në Kosovë me të madhe edhe duke u folur nëse duhet apo jo të rifillojnë kampionati, derisa konsiderohet se dëmet janë të mëdha si në aspektin financiar e poashtu edhe në atë fizik, por një dilemë e madhe mbetet edhe ekipi përfaqësues i Kosovës.

Kosova kishte një ritëm shumë të mirë në kualifikueset për kampionatin Evropian, derisa në muajin mars do të duhej të luante me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Nga forma që kishte shumë analistë e vlerësonin Kosovën favorite për të kaluar tutje, por ja që ajo ndeshje u shty dhe gjasat janë të luhet në tetor e nëntor.

Kjo pauzë pa asnjë dyshim mund të ndikojë keq në formën e jashtëzakonshëm që kishte ekipi ynë.

Ish trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki në një intervistë për “Zërin” ka thënë se dëmet që ka shkaktuar pandemia janë shumë të mëdha dhe atë jo vetëm në ekipin kombëtar por në gjitha aspektet.

“Normalisht, pasojat janë në gjithë shoqërinë dhe sigurisht edhe në futboll. Por ajo që është me rëndësi është thjeshtë shëndeti i njeriut dhe kjo duhet të jetë primare, tjerat me kohë rregullohen”, ka thënë fillimisht Bunjaki, duke folur me pas për ekipin që dikur ai drejtonte – Kosovën.

“Edhe te ekipi kombëtare është e njëjta situatë, pra ndërprerja lë pasojë te keqe natyrisht. Pra ndikon në përgatitjen fizike, tempon e lojës etj. Po e përsërisë, sigurisht që ka ndikime negative por kjo situatë është e njëjtë për të gjithë. Ky është problem global”, vlerësoi trajneri shqiptar.

Duke u përfshirë më pas në debatin e ashpër që po bëhet në Kosovën nëse duhet apo jo të vazhdojë kampionati dhe nëse titulli duhet t’i takojë Ballkanit. Për këtë të fundit, Bunjaki nuk ka folur asgjë, por ka thënë se në këtë situatë nuk ka nevojë për debat, janë ekspertët e ata që duhet vendosin.

“Nuk mendoj se duhet të ketë debat. Situata është shumë e qartë. Duhet besojmë dhe t’u japim mundësin ekspertëve e profesionistëve të merren me ketë çështje. Për mua nuk është nëse fillon apo nuk fillon. Kjo duhet të bëhet në faza të ndryshme në koordinim me ekspertë shëndetësorë dhe thjeshtë të shohim si veprojnë vendet tjera.

Pra është problem global dhe nuk është që ne e zgjedhim këtë çështje”, ka përfunduar Albert Bunjaki

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments