No menu items!
Ballina SUPERLIGA 10 KLUBE NË PRITJE TË LICENCIMIT PËR EVROPË

10 KLUBE NË PRITJE TË LICENCIMIT PËR EVROPË

10 klube të Kosovës, përfshirë edhe ato të femrave, kanë aplikuar për licencim në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Licencimi që do t’ju jepet klubeve që i kanë plotësuar kriteret, atëherë do të kenë të drejtë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare për edicionin e ardhshëm 2020/2021.

“Janë gjithësej 10 klube që kanë aplikuar, ndërsa vendimin se kush i ka plotësuar kriteret, do ta japim të enjten”, ka thënë zyrtari i FFK-së, për licencimin e klubeve, Bajram Shala për Gazetën Olle.

Ai nuk ka dashur të japë detaje tjera se si ka shkuar procesi i licencimit dhe se a do të licencohen të gjitha.

Gazeta Olle jo zyrtasisht ka mësuar se aplikacionin për licencim në FFK e kanë dërguar: Prishtina, Drita, Feronikeli, Gjilani, Balkani, Trepça ’89, Llapi, Drenica, Flamurtari dhe KFF Mitrovica.

Këtë vit ende nuk dihet se si do të dalin skuadrat në Evropë, për shkak se ende nuk është marrë ndonë vendim nëse do të vazhdojë kampionati shkaku i pandemisë Covid 19.

Gjasat janë që të anulohet dhe në Evropë të dalin skuadrat me koeficientin më të mirë.

Nëse ndodh kjo, atëherë Prishtina, Drita dhe Feronikeli, kanë koeficientin më të mirë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments