Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar sot shkresën e UEFA-s, në të cilën kjo e fundit e ka e ka sqaruar situatën e fondeve të saj për federatat anëtare nëpërmjet programit HatTrick, duke u dhënë fund spekulimeve në media dhe rrjete sociale të disa personave nga klubet e futbollit në Kosovë, të cilët pretendonin për fonde nga UEFA, duke e keqinterpretuar Raportin Financiar të UEFA-s 2018/2019. Në fakt, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ditë më parë në një shkrim në Facebook, por edhe disa prej drejtuesve të klubeve tjera që tash e sa kohë janë bërë opozitë e FFK-së, kanë kërkuar që FFK t’i japë klubeve para nga fondi i UEFA-s, pasi sipas tyre ato i takojnë me programin e solidaritetit, duke u thirrur në një pasqyrë të Raportit Financiar të UEFA-s. Megjithatë, në shkresën e UEFA-s nga Thierry Favre shpjegohet se qartë se klubet e kanë keqinterpretuar pasqyrën financiare dhe nuk i takojnë mjete shtesë përveç atyre që kanë pranuar nga federata.
Më poshtë është shkresa e UEFA-s:
Më poshtë është pasqyra e Raportit Finaciar të UEFA-s 2018/2019, e cila u keqinterpretua nga disa persona të klubeve në Kosovë: