No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KRERËT E FFK-së MORËN PJESË NË ASAMBLENË ONLINE TË FSHF-së

KRERËT E FFK-së MORËN PJESË NË ASAMBLENË ONLINE TË FSHF-së

Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Punës së FSHF-së, e cila për herë të parë në histori po mbahet në platformën online. Duke pasur parasysh se të gjitha mbledhjet dhe grumbullimet e tjera fizike janë shtyrë deri në vitin 2021 për shkak të pandemisë Covid-19, falë platformave online po mundësohet edhe mbajtja e kuvendeve sportive në këtë formë, gjë të cilën sot e ka aplikuar edhe FSHF-ja, duke e mbajtur Asamblenë e saj në prezencën online edhe të përfaqësuesve të FIFA-s e UEFA-s, e ku morën pjesë edhe krerët e FFK-së. Në fillim të punimeve të kësaj Asambleje, presidenti i FSHF-së, Armand Duka i përshëndeti përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s, presidentin Ademi dhe sekretarin Salihu, si dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë dhe më pas ua dha fjalën përfaqësuesve të FIFA-s, UEFA-s dhe presidentit Ademi. Në fjalën e tij, presidenti i FFK-së duke e përshëndetur presidentin Duka, përfaqësuesit e FIFA-s, UEFA-s dhe asamblistët e FSHF-së, uroi që sa më shpejtë të kalohet kjo periudhë e vështirë në të gjithë globin si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe t’i kthehemi normalitetit, teksa ngushëlloi të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre si pasojë e këtij virusi dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Po ashtu, presidenti Ademi shprehu shpresën që mos të ketë më të prekur nga ky virus dhe sidomos futbollistë e punëtorë sportiv. Presidenti Ademi përgëzoi punën e bërë nga FSHF-ja në këtë vit dhe uroi që të vazhdohet me punë të tillë dhe me suksese tjera në futbollin shqiptar, teksa u shpreh i lumtur që tashmë futbolli shqiptar përfaqësohet edhe në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s nga presidenti Duka. E ky i fundit duke falënderuar krerët e FFK-së uroi që Kosova të kualifikohet në Evropianin 2021.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

SKANDALI: Pamjet filmike i japin të drejt Ibrës, arbitri Maresca ka bërë gabim të turpshëm!

Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua në ndeshjen ndaj Parmës me karton të kuq për protestat ndaj arbitrit Maresca që me sa duket ka gabuar. Pamjet...

Rrëfimi i Simeones: Kam qenë si një baba për këtë lojtar, e desha me patjetër tek Atletico!

Diego Simeone ka dhënë një intervistë për një nga mediat spanjolle së fundmi, ku ka zbuluar disa nga të fshehtat e tij. Trajneri i...

“Do ankohesh tek arbitri tani?!”, Modric acaron Piquen! (VIDEO)

Nervat te lojtarët e Barcelonës pas “El Clasicos” së humbur ndaj Realit u shfaqën qartë. Jo vetëm trajneri Koeman, por edhe lojtarët ishin të...

Reali triumfon në “El Classico”-n me rrebesh shiu, bëhet lider në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo...

Recent Comments