No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR THAÇI: MOSVAZHDIMI I KAMPIONATIT ME PASOJA PËR FUTBOLLISTËT

THAÇI: MOSVAZHDIMI I KAMPIONATIT ME PASOJA PËR FUTBOLLISTËT

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar për afro 2 muaj, si shkak i pandemisë së koronavirusit.

Kjo ka bërë që futbollistët të dërgohen në shtëpi për t’u stërvitur individualisht, shkruan Olle.

Por rikthimi i kampionatit vazhdon të mbetet edhe një çështje në diskutim, ndërsa sipas trajnerit të njohur Arsim Thaqi, futbolli kosovar duhet të rifillon pasi do ishte më pozitive për klubet dhe vetë futbollistët.

“Personalisht mendoj se garat duhet të vazhdohen ku shpresoj që Ministria e Shëndetësisë do të lejojë një gjë të tillë, por data që do të propozohet shpresoj të jetë në përputhje me afatet kohore të dhëna nga UEFA pasi FFK duhet t’i përshtatet sistemit të garave”, tha fillimisht Thaqi.

“Nëse Ministria jep lejen që të fillon kampionati por që kuptohet me kushte shtesë për sigurinë e lojtarëve dhe stafit, duke marr për bazë edhe ndryshimet e rregullit për të bërë brenda ndeshjes pesëzëvendësime do kishte qenë më mirë pasi ekipet do të kalukojnë më mirë gjendjen fizike të lojtarëve të tyre dhe do kishte qenë më korrekte për ekipet dhe lojtarët që kampionati të zhvillohet dhe të përfundoj brenda fushave të gjelbërta”, shtoi ai.

Tutje, Thaqi ka thënë se ky pezullim mund t’i bëjë dëm më së shumti futbollistëve pasi mund t’iu bie të pushojnë nga stërvitjet për një kohë të gjatë.

“Ndërprerja si dhe përfundimi i kampionatit më së paku do të jetë në favor të futbollistëve, nëse lojtarët nuk kanë stërvitur dy muaj në fushë të hapur sipas përvojave të viteve të kaluara, atëherë ata mund të kalojnë për afro 4 muaj jashtë terreneve sportive duke ditur që në shumë skuadra faza përgatitore fillon në korrik”, përfundoj Thaqi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments