No menu items!
Ballina SUPERLIGA "SHPËRTHEN" KRYETARI I GJILANIT: BALLKANI NUK E MERITON TITULLIN NË TAVOLINË!

“SHPËRTHEN” KRYETARI I GJILANIT: BALLKANI NUK E MERITON TITULLIN NË TAVOLINË!

Superliga e Kosovës në futboll ka ardhur në një situatë sa që askush nuk e dinë saktë se a do të vazhdohet apo të anulohet.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ditë më parë ka thënë se nuk ka kushte për të vazhduar kampionati dhe ka kërkuar nga klubet që të bëhen burra dhe të ia urojnë titullin kampion.

Lidhur më këtë deklaratë të Munishit, Gazeta inFokus gjatë ditës se sotme ka kontaktuar me kryetarin e klubit të Gjilanit, Florim Zukën, për ta pyetur se a janë të gatshëm për ta uruar për titull Munishin.

Zuka është përgjigjur:

“Në asnjë mënyrë nuk ja uroj titullin Ballkanit, jo vetëm Ballkanit, por askujt nuk ja uroj titullin në tavolinë. Titulli fitohet në fushë dhe më punë e kulturë, e jo si disa tituj të fituar me kurdisje e manipulime”.

I pari i klubit të Gjilanit ka bindje të plotë që Superliga do të vazhdoj ” Kampionati do të vazhdoj, jam i bindur për këtë, por nëse ndodhë që të anulohet, atëherë duhet të zhvillohet play-offi”, deklaroi ai.

Për fund Zuka tha se Ballkani nuk e meriton titullin dhe as pikët e tubuara nuk i ka të merituara, madje ia ka rikujtuar Munishit ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, i cili ishte përjashtuar me karton të kuq për shkak të protestave, e gjatë daljes nga fusha kishte fituar kohë, duke u ndalur për ti lidhur atletet e tij.

Zuka poashtu ka deklaruar se nëse nuk do të kishin dëmtuar referat, Gjilani do të ishte 9 pikë para Ballkanit.

“Ballkani nuk e meriton titullin, as ato pikë nuk i ka të merituara. E dini shumë mirë se çfarë skena ka bërë Munishi gjatë ndeshjes se zhvilluar në Suharekë. Për një gol nuk duhet 2 orë lojë, mjafton një minutë. A i thuhet asaj fitore. Po të mos ishim dëmtuar nga referat, ne tash do të ishim se paku 9 pikë larg Ballkanit”, përfundoj Florim Zuka.

Përpara se Covid-19 ta pezullonte Superligën, Ballkani kryesonte me 44 pikë, tri më shumë se Gjilani që renditet i treti.

Në duelin e parë të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Gjilani ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Ballkanit, ndërsa në Suharekë skuadra e Munishit kishte triumfuar me rezultat 2-1.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments