No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PRISHTINA KËMBËNGUL: EVROPËN E KEMI TË SIGURUAR!

PRISHTINA KËMBËNGUL: EVROPËN E KEMI TË SIGURUAR!

Klubi i Futbollit “Prishtina” përmes një publikimi në faqen zyrtare po pretendon që Evropën e ka të sigurtë në çfarëdo forme. Kryeqytetasit madje kanë argumentuar qëndrimin e tyre në bazë të rregullores së Federatës së Futbollit të Kosovës.

Prishtina e cila renditet në pozitën e katërt në tabelë, pretendon që ta lë jashtë Evropës skuadrën e Gjilanit, ani pse këta ndodhen në pozitën e tretë dhe në rast të mbylljes së parakohshme të kampionatit, kjo është pozita që pritet të dërgojë në garat e Ligës së Evropës.

Por, si për ironi, klubi kryeqytetas po këmbëngul ta lë edhe Ballkanin jashtë Evrope.

Madje, ‘bardhekaltërit’ po pretendojnë që paraqitja e skuadrave në garat ndërkombëtare duhet të bëhet sipas koeficientit të klubeve në garat ndërkombëtare.

Për më shumë mund t’i shihni edhe argumentimet e mëposhtme:

Prishtina e ka të siguruar Evropën

Që tani, skuadra jonë, në rrethanat aktuale, e ka siguruar Evropën. Por, klubi ynë nuk donë që në këtë mënyrë t’i shkel rregullat elementare të futbollit të luajtur. Andaj këmbëngulim që futbolli t’i rikthehet fushës së blertë

Argumentim:

Prishtina e treta e pozicionuar në klasifikim

1) FC Prishtina, momentalisht pas 22 javësh pozicionet e 4-ta me 41 pikë sa ka edhe Gjilani. Por, Prishtina ka bilanc të ndërsjellë pozitiv kundër Gjilanit me një fitore dhe një barazim. Dhe, nëse FFK i shpall garat të përfunduara, atëherë në fuqi hyn Neni 65 i Propozicioneve të garave ku në rast të pikëve të barabarta, vendos rezultati dhe goldallimi i ndeshjeve të ndërsjella, si në rastet kur shpallet ekipi kampion, dalja në Evropë, rënia nga Liga apo shkuarja në barazh. Pra Prishtina do të përfundonte e treta. Po ashtu, nëse kampionati shpallët i përfunduar edhe pse janë zhvilluar 22 ndeshje duke ngelë edhe 11 sosh, atëherë në fuqi duhet të hyjë vendimi i Komitetit Ekzekutiv që Superliga për edicionin 2020/21 të reduktohet në 10 skuadra duke rënë nga kjo kategori katër skuadrat e fundit të klasifikuara. Çdo vendim ndryshe në rast të përfundimit të kampionatit, FC Prishtina e sheh si shkelje të Propozicioneve të Garave dhe shkelje e vendimit të marrë nga KE e FFK.

Prishtina koeficientin më të mirë

2) Në rastin nëse FFK do të suspendonte/anulonte kampionatin dhe nuk do të shpallej kampioni dhe nuk do të binte asnjë skuadër nga elita, dalja në garat ndërkombëtare do të ndodhte ekskluzivisht vetëm sipas modelit të koeficientit më të lartë në garat ndërkombëtare.

Me këtë rast, FC Prishtina jo vetëm që e ka të siguruar daljen në Evropë, por si skuadra më e mirë kosovare me koeficientin më të madh me 1.750 pikë do të merrte pjesë në Ligën e kampionëve, kurse Feronikeli dhe Drita me 1.500 (Feronikeli do të kishte përparësi si skuadra e fundit pjesëmarrëse në Evropë) do ta siguronin pjesëmarrjen në Ligën e Evropës dhe Trepça ’89 ndodhet e fundit me 0.500 pikë.

Konstatim:

Andaj, FC Prishtina, fare nuk e ka brengën e daljes në Evropë nëse nuk do të vazhdonte kampionati, në çdo variant të mbylljes së saj.

Por, kjo nuk është as etike, as sportive dhe FC Prishtina me këmbëngulje kërkon që rezultati përfundimtar të arrihet vetëm në fushën e blertë, kurdo që arrihet ujdia të nis kampionati, me 1 qershor apo 15 qershor.

Përndryshe, FC Prishtina, në rast të moszbatimit të asnjërit nga dy konstatimet e lartcekura, atëherë nuk do ta njoh të rregullt e as të bazuar në rregulloret valide të FFK-së. Klubi ynë i bënë apel të gjitha klubeve që njëzëri të bëjnë trysni që sa më parë të rifilloj kampionati dhe vetëm pas zhvillimit edhe të 11 ndeshjeve të mbetura dhe atyre pesë për Kupë, më të mirët të përzgjidhen në bazë të suksesit nga vetë futbollistët, si shpallja e ekipit kampion, si skuadra e dytë e shpallur nënkpampion dhe fituesi i Kupës – vende këto që dërgojnë në Evropë dhe po ashtu si katër skuadrat që do të linin elitën e futbollit tonë – të gjitha këto të arrihen vetëm në fushën e blertë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments