No menu items!
Ballina SUPERLIGA HAXHIMUSA: NUMRI I TË INFEKTUARËVE PO BIE, KAMPIONATI TË RIFILLOJË

HAXHIMUSA: NUMRI I TË INFEKTUARËVE PO BIE, KAMPIONATI TË RIFILLOJË

Kanë 2 muaj që nuk kanë mundur të stërvitin me shokë dhe kjo sigurisht që ka shkaktuar bukur mall tek lojtarët.

Futbolli jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën është izoluar tash e dy muaj, derisa futbollistët janë dërguar në shtëpi për t’u stërvitur në mënyrë individuale në kushte shtëpiake.

Kjo nuk po duket zgjidhje e mirë, pasi ata mendojnë se ka ardhur koha t’i jepet fund kësaj situate dhe klubet të kthehen në arenat sportive.

Futbollisti ferizajas i Dritës, Betim Haxhimusa mendon se e keqja ka kaluar dhe pasi kohëve të fundit po kemi shumë pak raste të te prekurve me Covid-19, atëherë, stërvitjet edhe mund të nisin.

“Unë po shpresoj që t’i fillojmë stërvitjet pasi dhe numri i infektuarve po bie”, ka thënë Haxhimusa i cili e pranon se kjo situatë ka nisur të bëhet e paduruar.

“Besoj se të gjithëve po na mungon futbolli dhe çdo gjë tjetër me shpresë se shpejt do t’i kthehemi normalitetit. Unë mendoj që gradualisht me filluar në grupe të vogla stërvitjet ndërsa kampionati në fund të muajit”, vlerësoi mesfushori i skuadrës së Dritës e cila sivjet është në kërkim të titullit të kampionit, bashke me Ballkanin, Gjilanin e Prishtinën.

Por çfarë ndikimi ka pasur kjo pauze dhe sa kohë iu duhen atyre për ta kthyer formën që kishin para 13 marsit?

“Unë personalisht çdo ditë kam stërvtiur individualisht në shtëpi dhe nuk besoj që jam i papërgatitur”, ka përfunduar Betim Haxhimusa.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën...

Kapiteni i Kosovës U-19 në pritje të debutimit në Superligën turke

Veton Tusha në fillim të muajit bëri hapin e madh në karrierë. Nga Vardari i Shkupit kompletoi transferimin te Denizlispori, skuadër që...

Recent Comments