Futbollistët e klubit të Feronikelit ka tre muaj që nuk kanë marrë pagat e tyre.
Lojtarët e skuadrës nga Drenasi kanë mbetur pa rroga në muaj më të vështirë për të gjithë si pasojë e pandemisë botërore ‘Covid-19’.
G.inFokus nga burime të sigurta merr vesh që arsyetimi i klubit për moskryerjen e obligimeve ndaj futbollistëve është se kryetari, Naser Ramaj, ndodhet në Mal të Zi dhe se nuk ka mundësi të vije në Kosovë për ti kryer pagesat për shkak të bllokimit të kufijve për shkak të koronavirusit.
Ky është arsyetimi qesharak i ‘industrialistëve’, pasi që transferim i mjeteve financiare mund të kryhet edhe nga Mali i Zi.
Gjendja në klubin e Niklit nuk është aspak e mirë dhe nëse vazhdon kjo situatë edhe me tutje, problemet mund të jenë edhe më të mëdha.
Feronikeli viteve të fundit ka qenë ndër klubet më të organizuar në Kosovë në aspektin financiar, por siç duket koronavirusi ka shkaktuar probleme të mëdha financiare të skuadra tre herë kampione e Kosovës.