No menu items!
Ballina SUPERLIGA TRAJNERI VUSHTRRIAS ME DY QËNDRIME TË KUNDËRTA BRENDA DITËS PËR RIFILLIMIN E...

TRAJNERI VUSHTRRIAS ME DY QËNDRIME TË KUNDËRTA BRENDA DITËS PËR RIFILLIMIN E KAMPIONATIT

Të fillohet apo mos të fillohet kampionati. Kjo është çështja në të cilën është përfshirë komuniteti sportiv i futbollit në vend gjatë ditëve të fundit.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka dërguar zyrtarisht shkresën në Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë leje për rinisjen e kampionatit, ndërkohë këta të fundit kanë kërkuar rekomandime dhe udhëzime shtesë nga Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë për të dalë me një vendim zyrtar.

Deri në marrjen e këtij vendimit, opinione të ndryshme po qarkullojnë në lidhje me këtë çështje.

Tekniku vushtrrias, Bekim Shotani, gjatë një interviste të dhënë për Gazetën “Zëri” deklaroi se kampionati duhet të luhet dhe duhet të përfundojë në formë të rregullt.

Madje, ai ka kërkuar nga shtëpia më e madhe e futbollit në vend FFK që të gjejë edhe alternativa të tjera vetëm e vetëm për ta përfunduar kampionatin.

“Mendimi im është që FFK nëse kampionati nuk ka mundësi të fillojë me kohë, atëherë ta kërkojë planin B që do të thotë të luhet “Play off” 6 ekipe dhe “Play aut” me 6 ekipe me gjithsej 5 ndeshje. Megjithatë, unë besoj shumë se gara do të luhet e rregullt”, deklaroi ndër të tjerash ish-trajneri i disa skuadrave në vend.

Por, së fundmi ai ka befasuar me një publikim në llogarinë e tij zyrtare. Ai ka thënë që ata që po e presin kampionatin po shohin ëndrra me sy hapur.

Madje, ai i ka dhënë epitetin kampion për tri vitet e ardhshme klubit në të cilin ishte trajner edicionin e shkuar për disa xhiro.

Publikimi i fundit i trajnerit Bekim Shotani në llogarinë e tij

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Liverpool-Manchester United me rekord të ri shikueshmërie

Dueli mes Liverpool dhe Manchester United ditën e diel ishte dueli i rekordeve. Përballja mes dy klubeve të mëdha angleze është kthyer...

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Recent Comments