No menu items!
Ballina Opinione OPINION: FFK NË HALL TË MADH

OPINION: FFK NË HALL TË MADH

Shkruan: Blerim VULA
Pandemia COVID-19 e solli një situatë të panjohur për njerëzimin që aktualisht jeton në Botë. Një izolim të këtij niveli e një paralizim të shumë veprimtarive njerëzore në këtë shkallë, nuk e mbajnë në mend as personat më të moshuar që vazhdojnë të jetojnë. Sa i përket këtyre segmenteve, izolimit dhe paralizimit të veprimtarive, për Luftën e Dytë Botërore, ata që e kanë përjetuar ate, thonë se ka qenë “Lule e dritë”!
Po futemi në muajin e tretë prejse, tek ne, është ndal shumë çka, e posaçërisht veprimtaritë shoqërore. Në kohën kur mësimi nuk mbahet në mënyrë tradicionale, nuk duhet të befasohemi që këtë fat e ka përjetuar edhe sporti. Tash e dy muaj nuk ka veprimtari sportive, dhe, ç’është më e keqja, askush me siguri nuk din të thotë se deri kur do të vazhdon kjo situatë, pasi, po ashtu askush, nuk din të thotë se deri kur do të zgjas kjo gjendje e pandemisë? Të gjitha sportet janë të ballafaquara me këtë paqartësi, sado që, fjala vjen, basketbolli tashmë e ka thënë fjalën e vetë (e ka anuluar kampionatin).
Padyshim se në pozitën më të vështirë, për shkak të masivitetit që ka dhe popullaritetit që gëzon, është futbolli. Që nga përfundimi i luftës (pra, tash e gati 21 vite) organet e futbollit nuk kanë qenë në situatë më delikate se që janë tash. FFK-ja gjendet vërtet në hall të madh, si të veproi? Një gjë është e sigurt, si do që të vepron do të ketë të pakënaqur, që vërehet edhe nga reagimet e deritashme kur janë plasuar ide të ndryshme se si duhet vepruar në këtë situatë, shumica e të cilave në përputhje të plotë me interesat e atyre që i kanë plasuar.
Në këtë situatë kam dy porosi – para se të dilet me çfarëdo ideje është mirë të analizohen mundësitë reale për jetësimin e tyre dhe porosia e dytë – kurseni organet e FFK-s nga presioni, leni që ato të vendosin në qetësi. Këtë nuk e them pse kam ndonjë simpati për njerëzit që janë në këto organe, por sepse vërtet mendoi se qetësia është e domosdoshme në këtë situatë shumë delikate në të cilën gjenden ato.
Një gjë nuk duhet harruar të gjithë – në situata të jashtëzakonshme çfarë është kjo aktualja, veprimet dhe vendimet e zakonshme “nuk dhezin”! Është lehtë të thuhet se kampionati duhet të vazhdohet gjithsesi, sepse, tek e fundit, kjo do të ishte rruga më sportive e mundshme, apo që duhet të zbatohet vendimi i marrë para një viti pë zvogëlimin e Super Ligës. Mirëpo, para se këto të thuhen, duhet analizuar sa janë ato reale. Mos të harrojmë se kur flitet për vazhdimin e garave, nuk flitet vetëm për Super Ligën ku kushtet janë dukshëm më të mira se në rangjet tjera, por flitet edhe për Ligën e parë e të dytë, për dy ligat e juniorëve e për garat grupmoshave. Në shumë nga këto rangje garash, fushat ku zhvillohen ndeshjet nuk janë të rrethuara dhe aty nuk mund të pengohet grumbullimi i shikuesve, që, me vendimet e institucioneve shëndetësore, është rreptësisht e ndaluar. Në shumicën e stadiumeve tona, madje edhe aty ku luhen ndeshjet e Super Ligës, deshatorët nuk janë më të mëdha se 10-12 metra katror, e aty do të gjenden 20-25 veta, futbollistë, trajnerë e staf teknik të skuadrave, që bien ndesh me ndalesat për tubime dhe obligimin për ruajtjen e distancës sociale.
Në një situatë të tillë, me të drejtë shtrohet dilema – a ia vlen të rrezikohet shëndeti i futbollistëve dhe individëve të tjerë që janë të kyçur në procesin e garave? Prandaj, FFK-ja, pasi ta merr aminin nga institucionet shëndetësore (ajo nuk e ka takatin që të vendos krye ne vete), duhet të analizoi mirë se cila është zgjidhja më pragmatike dhe, pavarësisht nga reagimet, të merr vendimin më të qëlluar, i cili prioritet duhet të ketë ruajtjen e shëndetit, përcaktimin sa më të drejtë të skuadrave që do të na përfaqësojnë në Kupat e Evropës dhe krijimin e mundësive që ato të përgatiten sa më mirë për ato gara.
FFK-ja, sikurse edhe vetë shteti i ri i Kosovës, deri më tash, për shumë gjëra janë mbështetur në përvojën e të tjerëve, e shteteve më të zhvilluara. Pse të mos veprohet kështu edhe kësaj here – pse të mos merret parasysh përvoja e Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë, Spanjës…, por gjithnjë duke i pasur parasysh rrethanat dhe kushtet konkrete që mbretërojnë tek ne. Sa më parë që të merret një qëndrim dhe vendim definitiv, aq më të çliruara do të ndihen klubet, të cilat, momentalisht janë as në tokë as në qiell!(bv)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona afër bankrotimit… Zbulohet dëmi që ka shkaktuar Bartomeu

Barcelona po kalon një krizë ekonomike të paparë. Kjo dallohet edhe te lajmi i konfirmuar nga raporti vjetor financiar i klubit blaugrana, i cili...

U shkarkua por Lampard merr lëvdata nga pronari i klubit

Është zyrtare! Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard. Me këtë rast, presidenti Roman Abramovich donte ta falënderonte ish-kapitenin për punën e bërë, duke...

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Recent Comments