No menu items!
Ballina SUPERLIGA MANAJ: NËSE NUK RIFILLON KAMPIONATI FFK DUHET TË VEPROJ KËSISOJ!

MANAJ: NËSE NUK RIFILLON KAMPIONATI FFK DUHET TË VEPROJ KËSISOJ!

Federata e Futbollit e Kosovës është duke u përgatitur për të rifilluar kampionatin.

FFK ka parashikuar që klubet me 10 maj të rinisin stërvitjet, ndërsa me 23 dhe 24 maj të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës, kurse me 30 maj të rifilloj kampionati.

Edhe pse federata ka gati këtë plan, IKSHP akoma nuk ka dhënë dritën e gjelbërt për rikthimin e futbollit në vendin tonë.

Njëri nder sulmuesit më të mirë në Superligë, Arban Manaj i Trepçës’ 89 ka folur për situatën e krijuar së fundmi në futbollin kosovar.

Manja ka thënë se nëse IKSHP nuk jep leje dhe nuk ka kushte për tu vazhduar kampionati atëherë duhet të veprohet sikurse në Belgjikë, ku e kanë përfunduar kampionatin duke e shpallur kampion vendin e parë, ndërsa nuk kanë larguar nga liga asnjë skuadër.

“Nëse IKSHP nuk jep dirën e gjelbërt për vazhdimin e kampionatit dhe Superliga nuk ka kushte për të vazhduar atëherë mendoj që duhet të veprohet siç ka vepruar Belgjika, pra të shpallet kampion vendi i parë dhe asnjë ekip të mos bije nga liga”, deklaroi Manaj.

Sulmuesi klinas ka deklaruar se do të ishte absurde dhe e padrejtë nëse Trepça ’89 do të bije nga liga në këto rrethana.

“Do të ishte absurde dhe shumë e padrejtë nëse Trepça’ 89 bije nga liga në këto rrethana, pasi vetëm në gjiron e fundit kemi rënë në zonën e rrezikshme”, përfundoj Arb Manaj./inFokus/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Liverpool-Manchester United me rekord të ri shikueshmërie

Dueli mes Liverpool dhe Manchester United ditën e diel ishte dueli i rekordeve. Përballja mes dy klubeve të mëdha angleze është kthyer...

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Recent Comments