No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR SON E MBYLL ME SUKSES MISIONIN, VLERËSOHET SI USHTARAKU MË I MIRË

SON E MBYLL ME SUKSES MISIONIN, VLERËSOHET SI USHTARAKU MË I MIRË

Heung-min Son e përfundon me sukses misionin e tij në bazën e marinës në ishullin e Jeju në Korenë e Jugut. Pas 3 javësh shërbim me forcat e armatosura detare sulmuesi i Tottenham do të kthehet në Angli aty ku klubi i tij Tottenham Hotspur po e pret krahëhapur. Sulmuesi koreano-jugor nuk mund të shmangte shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili është 18 muaj, por u favorizua nga fakti se fitoi medaljen e artë me kombëtaren e tij në Lojërat Aziatike.

Son gjatë shërbimit, ka ndjekur disiplinë të rreptë, që nga oraret, deri te mënyra e stërvitjes. Ai ka bërë ngjitje malore, ecje të gjata, vrapime, teste simultane të luftës, si dhe ka mësuar të gjuajë me armë. Gjithçka e ka bërë më së miri dhe Son është dekoruar si ushtaraku më i mirë i njësisë së tij. Sulmuesi i Tottenham bëri një foto me përshëndetje “gati-tu” kur u largua nga ushtria.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Një portier francez në prova te Ballkani

KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror. Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe...

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

Recent Comments