E ardhmja për Vedat Muriqin dhe Milot Rashicën, dy yjet e Kosovës duket mjaft e ‘nxehtë’.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ditë më parë deklaroi në Syri Tv se dy yjet kosovarë janë shumë të kërkuar nga super-klube.
“Ka shumë kërkesa për lojtarët tanë. Rashica kërkohet nga Liverpooli, por dhe Leipzig e do me patjetër. Kam besim sepse Altin Lala do e këshillojë si duhet”.
“Muriqin e kërkon me ngulm Tottenhami, por dhe disa skuadra në Itali. Zhegrova është një tjetër emër i nxehtë, pasi e duan disa skuadra në Francë, së fundmi ka dhe një ekip në La Liga”, u shpreh ditë më parë Ademi.
E, këto deklarata të numrit një të FFK’së bënë bujë të madhe në mediat botërore, të cilat raportuan për interesimin e klubeve karshi lojtarëve kosovarë.