No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK NUK BESON QË DO TË KETË SHTYRJE TË LIGËS SË KOMBEVE

FFK NUK BESON QË DO TË KETË SHTYRJE TË LIGËS SË KOMBEVE

Ndeshja e 3 shtatorit në udhëtim ndaj Moldavisë duhet të jetë ndeshja e ardhshme e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje i takon Grupit 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Është ky edicioni i dytë i Ligës së Kombeve të UEFA, që duhet të fillojë në ditët e para të shtatorit.

Por gazeta angleze Mirror ka shkruar se Liga e Kombeve mund të shtyhet apo të anulohet plotësisht për shkak të ngarkimit të kalendarit ndërkombëtar të futbollit.

Aktualisht futbolli është i pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Bundesliga fillon më 16 maj, ndërsa kampionati në Kore të Jugut ka nisur të premten. Ligat tjera të mëdha evropiane shpresojnë të vazhdojnë në qershor.

Ndërkohë ndeshjet e ekipeve përfaqësuese që është dashur të luhen në qershor janë shtyrë apo anuluar. Nuk ka vendim zyrtar për ndeshjet e shtatorit, përkatësisht për ndeshje e Ligës së Kombeve. Është në fuqi vendimi për zhvillimin e ndeshjeve.

Sipas Mirror, UEFA të hënën do të diskutojë për Ligën e Kombeve, për të gjetur zgjedhje për të apo për ta anuluar.

Në Federatën e Futbollit të Kosovës megjithatë nuk presin që të ketë vendim të UEFA-s për shtyrje apo anulim të Ligës së Kombeve. FFK-ja planifikon grumbullim të lojtarëve për fund të gushtit, që ata të jenë të gatshëm për ndeshjet me Moldavinë në udhëtim dhe me Greqinë në shtëpi. Ndeshja me Greqinë duhet të luhet më 6 shtator në “Fadil Vokrri”. Më 10 tetor Kosova luan në shtëpi me Slloveninë, ndërsa më 13 tetor në udhëtim me Greqinë. Ndërkohë në nëntor janë ndeshjet e fundit, me Greqinë në udhëtim dhe me Moldavinë në shtëpi.

Pos kësaj, Kosova në tetor duhet të luajë ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për “Euro 2020” ndaj Maqedonisë Veriore në Shkup. Nëse fiton duhet të luajë edhe ndeshjen finale, me shumë mundësi në nëntor, me Gjeorgjinë apo Bjellorusinë.

“Nuk besoj se do të ketë shtyrje e aq më pak anulim. Do të jenë nga tri ndeshje të ekipeve përfaqësuese në grumbullim. Ne në tetor presim të luajmë dy ndeshje të Ligës së Kombeve e po ashtu ndeshjen e plejofit me Maqedoninë e Veriut. Në shtator do të luajmë dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të UEFA-s. Me UEFA-n jemi vazhdimisht në kontakt dhe nuk ka indikacione të tilla”, ka thënë për Koha.net, Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.

Ndeshja me Maqedoninë është dashur të luhet në mars, por është shtyrë fillimisht për qershor e më pas për në vjeshtë të këtij viti. Është shtyrë edhe Euro 2020 për vitin e ardhshëm.

Kosova për herë të parë do të garojë në Ligën C, që është niveli i tretë prej katër gjithsej.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments