Futbollisti kosovar Dardan Shabanhaxhaj është bërë me kontratë të re te skuadra e njohur nga Bundesliga e Austrisë, Sturm Graz.
19 vjeçari ka nënshkruar kontratë me këtë skuadër deri në vitin 2023, shkruan Olle.
Shabanhaxhaj luan në pozitën e mesfushorit qëndror, ndërsa mbulon edhe pozitat e dy kahëve.
Aktualisht futbollisti ka shtetësi të dyfishtë, atë kosovare dhe austriake.
Ndërsa më parë futbollisti në fjalë ka luajtu dy ndeshje në kombëtaren e Kosovës U-17.