No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR META NË TAKIM ME DUKËN; S'KA VAKSINË MË TË MIRË PËR SHËNDETIN...

META NË TAKIM ME DUKËN; S’KA VAKSINË MË TË MIRË PËR SHËNDETIN SE SA SPORTI

Kur do të rinisë futbolli në Shqipëri, është kjo pyetja që Federata Shqiptare e Futbollit po kërkon t’i japë një përgjigje. 

Mungon ende konfirmimi nga qeveria edhe pse FSHF e ka bërë gati protokollin për masat e sigurisë që do të ndiqen në rast se Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve do të japë ok-in për rikthimin e futbollit të luajtur, një protokoll ky i përgatitur sipas udhëzimeve të UEFA-s. Ndërkohë këtë të enjte presidenti i FSHF-së Armand Duka është takuar me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, ku kanë disktuar pikërisht për rinisjen e futbollit, me Metën që është shfaqur optimist duke nënvizuar se futbolli është vaksina më e mirë kundër koronavirusit.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend. Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti”, ishin fjalët e presidentit Meta

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments