No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA BILD ZBULON TRI KLUBET QË E KËRKOJNË RASHICËN

BILD ZBULON TRI KLUBET QË E KËRKOJNË RASHICËN

Milot Rashica po vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar nga disa skuadra.

Ylli vushtrrias sipas ‘Bild’ është në planet e dëshirave të tri skuadrave që vijnë nga Gjermania e Anglia.

Skuadrat që janë në listë të ngushtë për shërbimet e 23 vjeçarit janë: Liverpool, Southamptoni dhe RB Leipzig.

Milot Rashica ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh të vënë deri më 15 qershor, e cila mund të bie në 18 milionë euro nëse Werder Bremeni bie nga liga.

Shefi ekzekutiv i Werder Bremenit, Frank Baumann e ka konfirmuar tashmë interesimin e klubeve të mëdha për Rashicën.

“Natyrisht, ka interesime për Milotin pas paraqitjeve të tij së fundmi, por nuk kemi biseduar me asnjë klub”, kishte thënë Baumann në shkurt të këtij viti.

Ndryshe, Rashica ka qenë futbollisti kryesor i Werder Bremenit këtë edicion para se edicioni të pezullohej shkaku i koronavirusit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments