No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR BATROVIC KUJTON DITËN KUR IU FESTUA DITËLINDJA NË STADIUMIN E PRISHTINËS

BATROVIC KUJTON DITËN KUR IU FESTUA DITËLINDJA NË STADIUMIN E PRISHTINËS

Kanë kaluar 37 vite nga kjo fotografi e rrallë dhe shumë atraktive nga derbi Prishtina-Partizani i Beogradit, zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë në vitin 1983, para afro 40.000 shikuesve, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.

E Zoran Batroviçi, ish sulmuesi i gjeneratës së artë të KF Prishtina të viteve të 80-ta, fotografinë e kujton me mall të madh.

E veçanta e kësaj fotoje është se në atë ndeshje të madhe ish-sulmuesi malazez e kishte ditëlindjen (4 qershor 1958) dhe atij i ishte bërë një befasi e këndshme nga ëmbëltorja Elida. Batrovic mbushte 24 vjet.

“Ishte një surprizë për mua para derbit me Partizanin e Beogradit në stadiumin e qytetit në Prishtinë. E sollën një tortë të madhe. Edhe sot i falënderoj shumë të gjithë për tortën. Falenderim të madh edhe për tifozët e Prishtinës. Unë atë ditë e kisha ditëlindjen, mbushja 24 vjet. Kënaqësia ishte edhe më e madhe sepse atë ditë e mposhtëm Partizanin e madh me rezultat 2-1. Unë dhe Fadil Vokrri i patëm shënuar golat”, kujton ish-sulmuesi Zoran Batroviç për gazetarin Reshat Ibrahimi. Ai sot jeton në Podgoricë të Malit të Zi.

Zoran Batrovic së bashku me Fadil Vokrri (i ndjerë) përbënin dyshen e frikshme për çdo kundërshtarë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments