No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR "RONALDO MUND TË NDALEJ VETËM ME MITRALOZ"

“RONALDO MUND TË NDALEJ VETËM ME MITRALOZ”

Tifozët e Brazilit e mbajnë mend shumë mirë Aldair, i cili ishte një pikë shumë e fortë në repartin e mbrojtjes së kombëtares. 55-vjeçari kaloi 13 sezone te Roma, skuadër në të cilën mbante shiritin e kapitenit përpara Francesco Tottit.

Gjatë kohës që luante në Serie A, ai është përballur me shumë sulmues të mëdhenj, por njëri ishte i jashtëzakonshëm. E njihte mirë, pasi e kishte bashkëpatriot dhe kanë provuar të luajnë e fitojnë së bashku te Brazili.

“Ronaldo Fenomeni ishte i pakapshëm. Atë mund ta frenoje vetëm me mitraloz, përndryshe ishte e pamundur. Me Zeman luanim shumë lart, mbrojtja dilte gati në mesfushë”, deklaron Aldair për ESPN. Ish-mbrojtësi brazilian vazhdon dhe thur elozhe për Ronaldon.

“Kur ai nisej në shpejtësi, nuk kishte asnjë mënyrë për ta ndalur. Ronaldo turrej nga të gjitha anët e fushës. Sapo ngadalësonte pak vrapin dhe ti përpiqeshe ta kapje, ai rinisej përsëri edhe më shpejt. Shpërthimi dhe shpejtësia e Ronaldos, nuk ishin diçka normale”, thekson Aldair.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments