No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A MORATTI: MESSI OSE DYBALA PËR LAUTARON

MORATTI: MESSI OSE DYBALA PËR LAUTARON

Massimo Moratti ende e ka fiksim të shohë Leo Messi me fanellën e Interit. Ka tentuar ta bëjë realitet 10 vite më parë, por nuk ia ka dalë. Ish-presidenti i zikaltërve rikthehet të flasë sërish dhe për të “Pleshti” do ishte një mrekulli nëse kalonte tek Interi.

Nëse nuk ndodh, atëherë Moratti thekson se do të kënaqej edhe me blerjen e Paolo Dybala. “Nëse Messi vjen, atëherë do ishte diçka e mrekullueshme. Nëse do ishte e pamundur të transferohej Leo, atëherë do të më pëlqente që në vend të Lautaro të vinte Paolo Dybala”.

Së fundmi Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, është bërë protagonist në rrjetet sociale, duke u pajtuar me tifozët, që shprehen se nuk e duan titullin në tavolinë, pasi bardhezinjtë nuk janë si Interi, që e mori trofeun vite më parë në të njëjtën mënyrë.

Moratti ka mbajtur një qëndrim në lidhje me këtë, duke theksuar se janë dy situata të ndryshme. “Kas një ndryshim shumë të ‘vogël’. Në atë kohë u vendos për shkak të mashtrimit, kurse tani është një virus që ka paralizuar planetin”, është shprehur ish-presidenti i Inter për “Gazzetta Dello Sport”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Recent Comments