No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK KËRKON LEJIMIN E STËRVITJEVE NGA 10 MAJI

FFK KËRKON LEJIMIN E STËRVITJEVE NGA 10 MAJI

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë takimit të sotëm që ka pasur në Ministren e Vlora Dumoshi e ku ishin prezentë edhe krerët e federatave sportive dhe KOK-ut ka kërkuar rikthimin e kampionatit.

Gjatë këtij takimi është shqyrtua kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës që klubeve të futbollit t’u mundësohet rikthimi në stërvitje nga 10 maji, më 24 maj të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës dhe nga 30 maji të rifillojë kampionati, ngase vetëm në këtë mënyrë FFK do të mund ta përmbyllë këtë edicion sipas kërkesës së UEFA-s.

Të gjithë ishin të pajtimit që FFK-së t’i jepet përparësi për t’i zënë datat e UEFA-s, por njëkohësisht të gjitha federatat kërkuan që stërvitjet e sportistëve të fillojnë sa më shpejt gjatë muajit maj, duke respektuar normat e institucioneve shëndetësore dhe shëndetin e sportistëve, i cili mbetet prioritet.

Në këtë takim u arrit pajtueshmëria që Federatat sportive bashkë me KOK-un t’i drejtohen nëpërmjet MKRS-së me një shkresë të përbashkët institucioneve shëndetësore për të lejuar fillimin e ushtrimeve të sportistëve dhe vazhdimin e garave dhe aktiviteteve tjera sportive.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bartomeu para gjykatës, çështja mund të jetë edhe më serioze

Pasi kaloi natën në stacionin e policisë Les Corts, Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barcelonës, u transferua këtë të martë në mëngjes...

Schalke 04 shkarkoi trajnerin e radhës, Mustafi udhëhoqi “revoltën”

Schalke 04 në këtë sezon po përjeton periudhë shumë të vështirë. Ata renditen në vendet e fundit dhe në këtë situatë, që...

Beckham: Dua t’i bëj bashkë Messin dhe Ronaldon në klubin tim

David Beckham ka zbuluar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo figurojnë në listën e tij të dëshirave transferuese tek Inter Miami. Legjenda e Manchester...

Ndodh edhe kjo, Prishtina rrezikon rënien nga Superliga

Përderisa Prishtina në futboll është duke kaluar një sezon të mirë, në anën tjetër djelmoshat e basketbollit janë duke pasur sezon tejet...

Recent Comments