No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DR. RAKA: S'KA FUTBOLL NË MAJ!

DR. RAKA: S’KA FUTBOLL NË MAJ!

Mikrobiologu Lul Raka ka folur për kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës, që futbolli në Kosovë të nis në javën e fundit të muajit maj, ndërsa përgatitjet të nisin më 10 maj.

Në bazë të masave lehtësuese të dhëna nga Instituti Shëndetësor Publik i Kosovës, sporti duhet të nis aktivitetet prej 1 qershorit.

Raka ka deklaruar se sporti kolektiv dhe futbolli nuk duhet të nisin as me përgatitje në muajin maj.

“Në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, sportet kolektive që kanë kontakt direkt, sikurse futbolli, janë planifikuar të nisin më 1 qershor. Nëse është paraparë më 1 qershor të nisin sportet kolektive, duhet të nisin stërvitjet më 1 qershor dhe jo ndeshjet”, ka thënë Raka për emisionin Interkativ në KTV, raporton Gazeta Olle.

Raka ka folur edhe për takimin që kishte me kreun e FFK-së, Agim Ademi. “Patëm një takim të frytshëm me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, me të cilin biseduam për brengën e futbollit, modalitetet dhe mundësitë. E dimë se futbolli mund të ketë efekt pozitiv në aspektin psiqik të qetësimit të njerëzve në këtë kohë pa kohë. Por, edhe në futboll vlen e njëjta gjë si në politikë, prioritare është shëndeti i njeriut, i futbollistëve të Kosovës”, shtoi ai.

Mikrobiologu i njohur u pyet edhe për fillimin e stërvitjeve nga skuadra e Llapit. “Nëse kanë filluar stërvitjet, duhet ta dimë se kushtet tona nuk janë as të përafërta me Gjermaninë. Ne nuk kemi as kapacitet testues, as izolues në karantinë. Në Sassuolo e pamë duke stërvitur nga 2-3 vetë në një fushë. Nuk e di, sa fusha i kanë ata (Llapi), nuk kisha preferuar nga aspekti shëndetësor ta bëjnë këtë”.

Ai ka deklaruar se pa lejen e Ministrisë së Shëndetësisë, futbolli dhe sportet tjera kolektive nuk guxojnë të nisin aktivitetet, se nëse e bëjnë këtë atëherë përgjegjësinë për infektimin e ndonjë sportisti do ta marrin vetë.

Sipas tij, nuk ka kushte për t’i testuar të gjithë sportistët. “Vetëm një rast nëse ndodh atëherë kjo do të ishte goditje e jashtëzakonshme, prandaj futbolli luhet në të gjitha kategoritë, jo vetëm seniorët, pastaj është futbolli i femrave, sportet tjera që kanë po ashtu kontakt të afërt. Përkundër dëshirës që kemi për futboll, nuk duhet të ngutemi, duhet të ndjekim këshillat”, përfundoi Raka.

Mbetet të shihet ditëve në vijim se cila do të jetë përgjigjja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Tuchel jep mesazhin e parë si trajner i Chelseat

Pasi është zyrtarizuar sonte, menjëherë fjalët e para të Thomas Tuchel si trajner i Chelsea nuk kanë vonuar. Trajneri gjerman foli për faqen zyrtare të...

Recent Comments