No menu items!
Ballina SUPERLIGA PRESIDENTI I FFK-SË NGUSHËLLON KF 'FERONIKELI'

PRESIDENTI I FFK-SË NGUSHËLLON KF ‘FERONIKELI’

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen e Jusuf Dobrës dhe KF “Feronikeli”. Në fakt, dje është ndarë nga jeta njeriu që i dha krahë zhvillimit të klubit nga Drenasi në fundvitet e 80-ta, si kryetar klubi.

Më poshtë telegrami i Ademit

E nderuar Familje Dobra!

Të nderuar drejtues të KF “Feronikeli” dhe tifozë të futbollit në Drenas,

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe njeriut që i dha shumë futbollit dhe KF ‘Feronikeli’, Jusuf Dobra, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Jusuf Dobra ishte pjesë e kryesisë së parë të KF ‘Feronikeli’, derisa në vitin 1985 e mori drejtimin e këtij klubi dhe falë angazhimit dhe miqësisë së madhe që kishte me drejtuesit e korporatës krijoi kushte të jashtëzakonshme për futbollistët dhe stafin e klubit në atë kohë, duke bërë progres të madh si klub me përfshirjen në Ligën e Parë të Kosovës në vitin 1988.

Jusuf Dobra u shqua si dashamir i madh i futbollit, si njeri i urtë dhe i nderuar kudo, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments