Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës me prejardhje shqiptare, Adnan Januzi, ka qenë live në Instagram me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli. Në këtë lidhje direkte ata kanë folur kryesisht në gjuhën frënge dhe aty këtu në gjuhën angleze. Derisa Benjamini në disa raste iu përgjigjej shkurt ndjekësve në gjuhën shqipe, Adnani përkundër kërkesave të shumta të ndjekësve që të flasë së paku një herë në gjuhën shqipe i injoroi ata, duke dëshmuar edhe një herë se nuk ka ndonjë ndjenjë të madhe për atdheun e tij. Megjithatë, ai në një moment foli edhe për Kosovën.
“Jam i lumtur për Kosovën. E shikoj çdo ndeshje të tyre dhe ata do të kualifikohen në EURO”, ka thënë Januzaj, i cili po ashtu ka thënë se Istogun (vendlindjen e babait të tij) e ka në zemër.