No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK KONSULTIME ME TRAJNERËT DHE STAFIN MJEKËSOR TË KOMBËTARES PËR RIFILLIM TË...

FFK KONSULTIME ME TRAJNERËT DHE STAFIN MJEKËSOR TË KOMBËTARES PËR RIFILLIM TË GARAVE

Presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-s, Ilaz Mjaku dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, sot, kanë zhvilluar një takim me trajnerë të ekipeve Kombëtare, me stafin mjekësor të ekipit Kombëtar dhe me ekspertin e futbollit Ajet Shosholli. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e rifillimit të kampionatit dhe për masat që duhet ndërmarrë, që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Me trajnerët u bisedua aspekti profesional i futbollit, derisa nga stafi mjekësor u mor mendimi i tyre në aspektin shëndetësor se si të veprohet. Stafi mjekësor i Kombëtares gjatë ditëve të ardhshme do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në mënyrë që të krijohet një protokoll se si të veprohet për çdo ndeshje dhe për masat që do të ndërmerren në rast të rifillimit të garave, e që më pas do t’u jepen udhëzimet e nevojshme stafeve mjekësore të klubeve. Presidenti Ademi edhe gjatë këtij takimi ritheksoi se FFK po punon intensivisht për rifillimin e garave, por se gjithçka varet nga vendimi që do të marrin autoritetet e shtetit. Ai ka bërë të ditur se FFK ka paraqitur shkresën në Ministrinë e Sportit dhe në atë të Shëndetësisë, si dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku ka kërkuar nga këto institucione që ta shqyrtojnë edhe një herë mundësinë që futbollit t’i japin dritën e gjelbër për rikthim në aktivitet më herët se sa është planifikuar me masat e reja lehtësuese, duke filluar nga 10 maji me lejimin e ekipeve për stërvitje në grupe, e më pas me fillimin e garave më 24 maj me ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës dhe më 30 maj me ndeshjet e mbetura të kampionatit. Kjo sipas presidentin Ademi është mundësia e vetme që garat të rifillojnë dhe të përfundojnë në afatin e paraparë nga UEFA, institucion me të cilin drejtuesit e FFK-së janë në kontakte të vazhdueshme.     

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments