Thomas Muller dhe Alphonso Davies ishin të parët ata që pranuan rinovimin e kontratave me Bayern Munich. Drejtueit e klubit gjerman vijojnë punën për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja me lojtarët aktualë, të cilët konsiderohen të rëndësishëm. BILD ndërkohë raporton se është arritur marrëveshja me një tjetër lojtar.
Nuk është portieri Manuel Neuer, me të cilin vijojnë bisedimet. Bëhet fjalë për mesfushorin Thiago Alcantara. Spanjolli ka edhe një vit kontratë, deri më 30 qershor të vitit 2021, ndaj edhe Bayern Munich nuk ka pritur dhe e ka bindur atë të mbetet pjesë e ekipit edhe në vazhdim.
Në artikullin e botuar thuhet se gjatë kësaj jave pritet të vijë edhe zyrtarizimi i Thiago, 29 vjeç tani, i cili është pjesë e Bayern Munich që prej verës së vitit 2013, kur bavarezët e blenë mesfushorin nga Barcelona.