No menu items!
Ballina SUPERLIGA 7 MIJË ULËSE NË STADIUMIN "REXHEP REXHEPI"

7 MIJË ULËSE NË STADIUMIN “REXHEP REXHEPI”

Katër vite pas pranimit të Kosovës në familjen evropiane të futbollit, UEFA, Federata e Futbollit të Kosovës në koordinim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe me komunat kosovare po mundohen ta përmirësojnë infrastrukturën sportive në vend.

Dihet se infrastruktura sportive në Kosovë ka qenë e harruar, derisa momentalisht, kemi vetëm një stadium që plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare – stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa ai në Mitrovicë, “Adem Jashari” është shkatërruar si pasojë e pakujdesisë.

Siç kanë premtuar nga MKRS-ja dhe FFK-ja, stadiumi “Adem Jashari” do të ri-konstruktohet dhe do të modernizohet për të qenë në dispozicion të futbollit të Kosovës, derisa edhe në “Fadil Vokrri” pritet të ketë punime, me rritjen e kapacitetit të ulësve.

Përpos kësaj, Kosova do të bëhet edhe me një stadium modern shumë shpejt. Bëhet fjalë për stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, i cili shfrytëzohet nga kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli.

Klubi nga Drenasi publikoi dje fotografi të pamjeve të fundit nga “Rexhep Rexhepi”, aty ku shihet se janë ndërtuar edhe dy tribuna, dhe se ky stadium do ta ketë një kapacitet prej shtatë mijë ulësesh dhe se do të jetë i kategorisë së tretë.

Erlind Krasniqi, zëdhënës në klubin e Feronikelit, ka bërë me dije në një bisedë me Zëri.info se ky projekt është i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komunën e Drenasit.

Duke folur për punimet që po zhvillohen në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Erlind Krasniqi nga klubi i Feronikelit ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme janë rikthyer punimet pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë shkaku i pandemisë COVID-19.

“Punimet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ janë rikthyer dje dhe do të vazhdojnë edhe më tej. Tashmë janë ndërtuar edhe dy tribuna, dhe stadiumi do ta ketë një kapacitet prej shtatë mijë ulësesh. Stadiumi është i kategorisë së tretë”, u shpreh Krasniqi.

“Punimet i ka financuar Komuna e Drenasit në koordinim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nuk e dimë shumën sa kanë kushtuar këto punime”, tregoi Krasniqi.

Kështu, “Rexhep Rexhepi” do të bëhet stadiumi i dytë që do të mundësojë zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, ku saktësisht në një stadium të kategorisë së tretë, skuadrat mund t’ zhvillojnë edhe ndeshjet e fazës së grupeve në garat ndërkombëtare.

 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments