Nga stadium i “arave” para disa vitesh, stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas ka marrë pamje moderne.
Stadiumit i janë shtuar edhe dy tribuna, në lindje dhe jug.
Tri herë kampionët e Kosovës kanë publikuar pamje pas ndërtimit të tribunave.
Pauza dy muajshe ka bërë që edhe fusha të duket si “tepih i gjelbërt”.
“Pamje nga stadumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas”, ka shkruar Feronikeli në emërtimin e albumit me fotot nga stadiumi.
Ato janë shkrepur nga fotografi Albert Sinani. /Olle/





