No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SEJDINI URON ADEMIN: TREGUAT NË VEPËR SE JO VETËM E DONI FUTBOLLIN,...

SEJDINI URON ADEMIN: TREGUAT NË VEPËR SE JO VETËM E DONI FUTBOLLIN, POR EDHE PUNONI ME SHUMË PËRKUSHTIM PËR AVANSIMIN E TIJ

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini sot nëpërmjet një telegram urimi ka uruar presidentin e FFK-së, Agim Ademi, Komitetin Ekzekutiv dhe tërë komunitetin e futbollit në Kosovë për 4 vjetorin e anëtarësimit në UEFA. Sejdini me këtë rast ka theksuar se përmirësimi i vazhdueshëm i futbollit vendor, investimet në infrastrukturë dhe mbi të gjitha ecuria e ekipit përfaqësues të Kosovës rrumbullaksojnë vlerësimet më pozitive për këto katër vite. Kjo sipas tij tregon se Kosova meritoi plotësisht vendimin e sjellë në samitin e UEFA-së më 3 maj 2016 në Budapest të Hungarisë.

T E L E G R A M   U R I M I

me rastin e 4 vjetorit të pranimit të Federatës së FUtbollit të Kosovës si anëtare e UEFA-së.

I nderuari president i FFK-së, z. Agim Ademi, të nderuar anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, të nderuar vëllezër kosovarë,

Duke ua uruar përvjetorin e katërt nga hyrja zyrtare e juaj në familjen e madhe evropiane, dua t’jua përcjell përgëzimet më të sinqerta edhe për ecurinë shumë pozitive që keni bërë gjatë kësaj periudhe. Përmirësimi i vazhdueshëm i futbollit vendor, investimet në infrastrukturë dhe mbi të gjitha ecuria e ekipit përfaqësues të Kosovës rrumbullaksojnë vlerësimet më pozitive për këto katër vite.

Kjo tregon se Kosova meritoi plotësisht vendimin e sjellur në samitin e UEFA-së më 3 maj 2016 në Budapest të Hungarisë.

Ju treguat në vepër se jo vetëm e doni futbollin, por edhe punoni me shumë përkushtim për avansimin e tij në të gjitha sferat.

Në emër të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe gjithë komunitetit futbollistik në vendin tonë, ju uroj këtë përvjetor, duke ju dëshiruar shumë suksese në të ardhmen.

Me respekt,
Muamed Sejdini,
President i Federatës së Futbollit të Maqedonisë

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments