No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR NEYMAR REFUZON 100 MILIONË € NGA PSG, E DËSHIRON KTHIMIN TE BARÇA

NEYMAR REFUZON 100 MILIONË € NGA PSG, E DËSHIRON KTHIMIN TE BARÇA

Neymar Junior dëshiron Barcelonën me çdo kusht dhe për këtë ka refuzuar një ofertë stratosferike për rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain. Drejtuesit e klubit kryeqytetas i kanë ofruar një pagë prej 100 milionë eurosh në sezon, për të rinovuar deri në verën e 2025-ës, por përgjigja e yllit brazilian ka qenë një jo e prerë.

Aktualisht Neymar përfiton një pagë prej rreth 50 milionë eurosh në vit, të ndarë mes PSG-së dhe bankës së Katarit, që e ka zgjedhur si njeri imazh të spoteve publicitare, ndërsa Al Khelaifi i ka ofruar dyfishin për rinovimin.

Megjithatë braziliani është nostalgjik për periudhën që ka kaluar te Barcelona dhe kërkon rikthimin që këtë verë në “Camp Nou”, ndonëse e ka të qartë që katalanët nuk do t’i ofrojnë më shumë se 20 milionë euro pagë vjetore.

Megjithatë për të marrë brazilianin, Barcelona do të duhet të derdhë një shifër prej rreth 180 milionë eurosh në arkat e Paris Saint Germain, shifër kjo shumë e lartë për spanjollët, sidomos tani pas krizës që ka shkaktuar pandemia globale Covid-19.

Pikërisht për këtë arsyem, drejtuesit e Barcelonës pritet të ulen me Leonardon për të studiuar një formulë transferimi ku të përfshihen disa lojtarë katalanë, mes të cilëve emra si Dembele apo Griezmann, që pëlqehen shumë në Paris.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments