No menu items!
Ballina SUPERLIGA DRITA I KUNDËRPËRGJIGJET LLAPIT; RESPEKTONI VENDIMET E INSTITUCIONEVE

DRITA I KUNDËRPËRGJIGJET LLAPIT; RESPEKTONI VENDIMET E INSTITUCIONEVE

Llapi konfirmoi rikthimin në seancat stërvitore, ani pse masat e lirimit të ndërmarra kishin paraparë që aktivitetet fizike të nisin në fazën e tretë.

Për këtë arsye ka reaguar zëvendës-drejtori i përgjithshëm i Dritës, Valon Zymberi, i cili përmes një publikimi në llogarinë e tij ka kërkuar që masat e vendosura nga organet e rendit të vlejnë njejtë për të gjithë, ose të fillojnë përgatitjet sikurse klubet e tjera.

Zymberi, i cili njëherit është edhe drejtor sportiv në klubin gjilanas ka reaguar pasi që një gjë të tillë nuk e kanë bërë autoritetet shtetërore dhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Ndër të tjerash ai ka shkruar që Drita rrespekton vendimet e institucioneve shtetërore, por ato duhet të vlejnë njësoj për të gjithë.

Më poshtë mund ta gjeni edhe reagimin e plotë të Zymberit:

“A po fillon, apo duhet të pritet ende??? Institucionet e shtetit nga sot disa prej bizneseve u kanë dhënë dritën jeshile që të fillojnë punen me rekomandimet për tu mbrojtur nga Covid-19!

Institucionet e shtetit tonë i kanë nda në 3 Faza masat lehtësuese për bizneset dhe aktivitetet e caktuara. Aktivitetet sportive, nga organet shtetërore janë parapa të fillojnë në fazën e 3-të, që i bie nga data 1 qershor 2020, kurse disa klube vetëm se e kanë komfirmuar sot fillimin e përgaditjeve, e disa flitet se kanë filluar më heret! Thuhet që masat e marra nga shteti, duhet të respektohen sepse në të kundërtën do të ketë ndëshkime rigoroze!

FC DRITA është klub që i respekton vendimet e organeve shtetrore(institutit të shëndetit publik). Tash pyetja është qe ne si klub por edhe disa klube tjera që ende nuk kanë fillu me përgaditje, a me i respektu vendimet e qeverisë dhe të institutit të shëndetit publik apo me bo edhe na si dijm vet!!!

Kërkoj nga FFK që në bashkpunim me organet e shtetit të na liroj edhe ne që të fillojmë fazën përgaditore ose të respektohet vendimi aktual nga të gjithë që të fillojmë në fazën e 3-të e jo tani”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Presidenti i FFK-së: Shpresoj që së shpejti të kthehen tifozët, janë hijeshia e kampionatit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Prishtina për suksesin e arrirur sot në ndeshjen e Superkupës, por njëherësh ka përgëzuar edhe futbollistët...

Sigal Prishtina mposht Rahovecin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

A do të luhet gjithmonë Superkupa në Turqi? – përgjigjet Agim Ademi

Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 në favor të kryeqytetasëve me takimin që ishte shumë...

Recent Comments