No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR CEFERIN: RIKTHIMI I FUTBOLLI VARET NGA AUTORITETET SHTETËRORE!

CEFERIN: RIKTHIMI I FUTBOLLI VARET NGA AUTORITETET SHTETËRORE!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka siguruar se “së shpejti do të rikthehet futbolli i vjetër”, por gjithashtu ka paralajmëruar se “nuk është sporti që do të vendosë, është politika”.

UEFA vazhdimisht ka përmendur dëshirën për të rinisur sezoni, por Holanda dhe Franca tashmë edhe zyrtarisht kanë mbyllur para kohe sezonin.

Ceferin është i bindur se futbolli do të ndryshojë ‘vetëm për një periudhë të shkurtër kohe’ kur të kthehet, por e pranon që vendimi përfundimtar nuk varet nga UEFA, por politika e çdo vendi.

“Njerëzimi do të mposhtë koronavirusin”, tha Ceferin.

“Ne e kemi parë se sa e ndjeshme është bota jonë përderisa një situatë e tillë ka arritur ta destabilizojë plotësisht atë”.

“Futbolli të jepe energji pozitive dhe deri në kthimin e futbollit, njerëzit nuk do të kenë perceptimin se situata është normale, (ose po shkon drejt normalizimit)”.

“Futbolli do të ndryshojë, por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Tashmë ajo i ka mbijetuar luftërave dhe epidemive”.

“Do të kemi përsëri futboll si dikur të mirë. Do të dëshironim të rikthehemi në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, por mbi të gjitha kjo varet nga vendimet e autoriteteve shtetërore”.

“Me të gjitha kërkesat mjekësore të përmbushura dhe pas dyerve të mbyllura, ndeshjet mund të ktheheshin relativisht shpejt. Por nuk është sporti që do të vendosë, është politika”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosovë – Lituani, miqësorja e marsit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, njofton FFK. Marrëveshja...

Spektakël në Bergamo: Shënojnë Gjimshti dhe Muriqi, kualifikohet Atalanta

Atalanta dhe Lazio zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre, por në fund festuan zikaltrit pas fitores 3-2, rezultat që kualifikon...

Neymar nuk e fsheh: Kjo është ëndrra ime

Fansat bëjnë pyetje dhe Neymar përgjigjet. O’Ney i ka lënë takim të gjithëve për t’iu përgjigjur disa pyetjeve me formatin “e vërtetë apo gënjeshtër”. Nga pohimet...

Odegaard prezantohet në fanellën e Arsenalit

Martin Odegaard është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një postimi në “Twitter”. “Është...

Recent Comments