Federata e Futbollit e Kosovës, sot kremton 4 Vjetorin e pranimit të saj në UEFA.
Katër vite më parë u sublimua e drejta legjitime e Kosovës për të qenë e barabartë me familjen e madhe të futbollit evropian dhe botëror.
Në këtë të drejtë, rol të rëndësishëm të pranimit të FFK-së luajti edhe gazetaria sportive në Kosovë.
Gazetarët sportivë nga Kosova ishin bërë lajm me prezencën e madhe të tyre në Budapest të Hungarisë, që ishin mbi 20.
SHGSK-ja, së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës, kishin organizuar udhëtimin masiv të gazetarëve sportivë, për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe historike.
Shoqata e Gazetareve Sportivë të Kosovës, uron FFK-në dhe gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë, në përvjetorin e katërt të pranimit në UEFA.
SHGSK-ja mbetet e përkushtuar në vazhdimësi që të ketë rol aktiv, në promovimin e vlerave sportive në Kosovë dhe të vazhdojë misionin e saj që ka në informimin e drejtë dhe të sakt për zhvillimet sportive në vend.
Me respekt,
Bordi i SHGSK-së,
Prishtinë, 3 maj 2020