Janë bërë katër vite që prej pranimit të Kosovës në shtëpin më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA.
Me 3 maj 2016 ishte data historike e futbollit kosovar, shkruan Gazeta OLLE.
Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtari i 55-të i shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 të pavlefshme.
Në 4 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA nuk mund të mos kujtojmë fjalimin e Alasdair Bell, njeriut që i dha një ndihmë të madhe dhe të drejtë FFK-së në atë ditë kritike, kur Serbia dhe Zvicra ishin kundër të drejtës së Kosovës për të luajtur futboll.
“Kombet e Bashkuara nuk kanë kompetencë për t’i njohur shtetet, por shtetet i njohin shtetet. Nëse nuk je anëtar i OKB nuk do të thotë se nuk je shtet. Katër kriteret e të qenit shtet janë përcaktimi i territorit, popullata, qeveria dhe aftësia për të arritur marrëveshje me të tjerët”.
“Prandaj anëtarët e Kongresit do të vendosin vet nëse Kosova e meriton të pranohet në UEFA apo jo”, kishte thënë Bell në kongresin e UEFA-s, katër vite më parë.
Ky fjalim kishte bërë që shumë vende të ndryshojnë mendje dhe të votojnë ‘PRO’ pranimit të Kosovës.