Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka uruar Kosovën dhe presidentin e FFK-së, Agim Ademi me rastin e 4-vjetorit të anëtarësimit në UEFA. Numri një i futbollit shqiptar ka thënë se 3 maji është dita kur kujtohet legjenda e futbollit të Kosovës.
Urimi i plotë i Dukës
Gëzuar Kosovë!
Gëzuar miku im Agim Ademi!
Të dashur miq,
Kosova sot feston 4 vjetorin e anëtarësimit në UEFA. Kjo është një ditë historike për të gjithë futbollin shqiptar, për të gjithë ata që nuk reshtën së punuari që kjo ditë e madhe të ishte realitet. 3 Maji është dita që të kujtojmë punën e madhe të bërë nga Fadil Vokrri dhe i gjithë komuniteti futbollit në Kosovë që kjo dëshirë e brezave të bëhet realitet.
Marrëdhëniet vëllazërore me FFK janë dhe do të jenë gjithmonë në nivelet maksimale të bashkëpunimit, dhe së bashku do të zhvillojmë projekte të tjera të mëdha për rritjen e futbollit shqiptar.