No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DRESHEVIQ: E ZGJODHA KOSOVËN SEPSE MENDOJ SE ËSHTË MË E MIRA PËR...

DRESHEVIQ: E ZGJODHA KOSOVËN SEPSE MENDOJ SE ËSHTË MË E MIRA PËR MUA

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, në fëmijëri ka luajtur futboll vetëm për t’u kënaqur, por kurrë nuk e ka ditur se një ditë do të jetë në garë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Këtë mundësi, Dresheviq e ka nëse me Kosovën i fiton dy ndeshjet e plejofit për Kampionat Evropian.

“Nuk kam menduar shumë kur kam qenë i vogël. Kam luajtur futboll vetëm për t’u kënaqur, vetëm kaq. Por, kur fillova të rritesha, nisa ta kuptoj se mund të bëhem dikush në futboll”, ka thënë Dresheviq për emisionin sportiv të KTV-së “Sporti Total”.

Dresheviq në intervistën dhënë KTV-së, ka bërë të ditur se dy golat e këtij sezoni kanë qenë të parat në karrierën e tij. Ai tregoi edhe arsyen pse e zgjodhi Kosovën kur kishte mundësi të luante për Suedinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Po, kam pasur katër mundësi për zgjedhje. Por, e zgjodha Kosovën sepse mendoj se është më e mira për mua dhe mendoj se e kanë atë projektin e madh. Është ekip i ri dhe po shkon lartë e më lartë tërë kohën dhe mendoj se do të jetë e ardhme e mirë me Kosovën”, ka theksuar ai.

Dresheviq me Heerenveenin ka kontratë edhe dy vjet. Por, nuk përjashton mundësinë e largimit. Ai ka zbuluar se ka interesim të skuadrave nga Italia dhe Gjermania.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën...

Kapiteni i Kosovës U-19 në pritje të debutimit në Superligën turke

Veton Tusha në fillim të muajit bëri hapin e madh në karrierë. Nga Vardari i Shkupit kompletoi transferimin te Denizlispori, skuadër që...

Recent Comments