No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A CASTILLEJO: KAM FRIKË, POR MENZI PRES TË ZBRES NË FUSHË

CASTILLEJO: KAM FRIKË, POR MENZI PRES TË ZBRES NË FUSHË

Në vitin 2020 kishte gjetur pozicionin e duhur në fushë dhe po luante titullar në Milanin e Stefano Piolit, duke rritur gjithnjë e më shumë cilësinë e performancës së tij, por futbolli u ndal pikërisht në momentin më të bukur për të.

Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll Samu Castillejo, i cili erdhi te Milani verën e 2018-ës, por vetëm në muajt e fundit arriti të bëhet i rëndësishëm për kuqezinjtë dhe të luajë rregullisht në fushën e lojës.

Në një intervistë të dhënë në rrjetet sociale, Castillejo deklaroi se ka shumë frikë nga infektimi me koronavirus, por u shpreh i gatshëm të zbresë në fushën e lojës, duke pranuar se i mungon shumë futbolli i luajtur.

“Natyrisht që kam frikë me situatën që është krijuar. Paolo dhe Daniele Maldini e kanë menaxhuar mirë dhe tani janë shëruar, por frika ekziston gjithsesi, kur shohim se çfarë bëhet në shumë vende të botës. Megjithatë futbolli më mungon shumë dhe mezi pres që të zbresim në fushë për t’u stërvitur të paktën”, tha Castillejo.

Më pas mesfushori spanjoll foli edhe për momentin e mirë që po kalon te kuqezinjtë, ndërsa nuk i kurseu komplimentat as për gjigantin suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili solli një tjetër frymë te Milani, që kur iu bashkua ekipit në janar.

“Viti i parë te Milani mu desh që të ambientohem, pasi nuk ishte e lehët të mësoheshe në një kampionat tjetër, Për më tepër, unë luaja shumë pak, zakonisht në 10-15 minutat e fundit dhe kjo nuk më ndihmonte. Këtë sezon ndihem mirë edhe me rreshtimin e ri, di çfarë do trajneri nga unë dhe mundohem të jap më të mirën. Ibra është një djalë dhe futbollist I jashtëzakonshëm, që na ndihmon shumë në fushë dhe jashtë saj. Këshillat e tij janë gjithmonë të vlefshme”, tha futbollisti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments