No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR UEFA NDIHMON FUTBOLLIN SI SPORT E JO "BOSSËT" E KLUBEVE

UEFA NDIHMON FUTBOLLIN SI SPORT E JO “BOSSËT” E KLUBEVE

Shtëpia e futbollit evropian UEFA, ditë më parë ka njoftuar se ka ndarë një shumë prej 4,3 milion euro për cdo federatë të futbollit të Evropës, me këtë rast edhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Menjëherë pas këtij lajmi, kemi parë disa prej klubeve të futbollit të SuperLigës së Kosovës të cilët si “hijena” iu janë gjuajtur FFK-së, duke kërkuar që mjetët nga UEFA t’u ndahen atyre, ani pse kjo e fundit, shfrytëzimin e atyre mjeteve e ka lënë në dorë të federatave, aty ku ato e shohin të arsyshme dhe të nevojshme të ndërhyhet, financiarisht.
Disa prej klubeve më të zëshme që kanë “protestuar” madje lidhje me këtë qështje edhe kanë kërrcënuar se do të largohen nga garant futbollistike, janë Llapi, Trepca, Ballkani, Prishtina, Drenica e Ferizaji.

I kontaktuar nga “Presheva Jonë”, Ekrem Godanci ish-donatorë tek Flamurtari, në lidhje me këtë qështje ka thënë se nuk është as serioze e as normal që klubet t’i bëjnë presion FFK-se në lidhje me këtë qështje. Ne jemi dëshmitarë se Federata e Futbollit të Kosovës, është e para në rajon, ndoshta edhe më gjërë e cila ka ofruar suport për futbollistët e Kosovës, ju e dini, cdo futbollist profesionist i Kosovës ka marrë nga 350 euro, javë më parë. Një nismë të tillë nuk e ka marrë as qeveria ende, ose të paktën nuk është realizuar ende, cka do të thotë se FFK ka qenë një hap përpara të gjithëve, duke dashur t’u qëndrojë afër futbollistëve dhe futbollit në përgjithësi.
Ne e dim se ekipet e futbollit, për pronarët e tyre janë edhe biznes, ata gjenerojnë të hyra, varësishtë se si dijnë ta menaxhojnë klubin, FFK-ja nuk e ka për detyrë të ndihmojë biznesmenët në krye të klubeve, por futbollistët dhe futbollin, cka në bazë të asaj që po shohim, FFK është duke e bërë shumë mirë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments