Ish-futbollisti anglez, Gary Neville, i cili nisi edhe karrierën si trajner, shfaqet në TV shpesh në rolin e analistit. Së fundmi ai ka folur në lidhje me ndalimin e futbollit dhe për diskutimet që bëhen për rikthimin e tij. Neville tregohet i sinqertë në atë që thotë.
Në fakt, në vendet e madhe i gjithë diskutimi bëhet për të marrë paratë nga e drejta televizive dhe të minimizojnë humbjet. “Mendoj se nëse nuk do të ishte një diskutim joekonomik, atëherë nuk do të kishte futboll me muaj të tërë.
Ajo që po shohim tani është ajo që njerëzit po e vlerësojnë rrezikun. Cili është rreziku që ne jemi të gatshëm të marrim për të rikthyer futbollin? Arsyet për të cilat ne po e diskutojmë rikthimin e futbollit në këtë moment janë ekonomike, por e pranoj”, është shprehur Nevillë për Sky Sport.