No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A BALOTELLI: JA PSE E REFUZOVA JUVENTUSIN

BALOTELLI: JA PSE E REFUZOVA JUVENTUSIN

Mario Balotelli mbetet një personazh interesant. Prapësitë dhe çmenduritë e tij në karrierë nuk numërohen, por lojtari italian po shkon drejt të 30-ve dhe tani ndihet më i pjekur se dikur. Sulmuesi ka zbuluar një prapaskenë merkato në një bisedë në “Instagram” me blogerin ’Er Faina’. Ishte janari i vitit 2013 dhe sulmuesi i Brescias la Manchester City për t’u kthyer në Serie A.

Isha shumë afër transferimit te Juventusi pas largimit nga Manchester City. Isha shumë afër akordit final, por Galliani u fut në mes. Kur më treguan që po më kërkonte Milani, klub me të cilin jam tifoz, nuk u mora më me Juventusin. Milanin e kam gjithmonë në zemër, ashtu si edhe Interin. Juventusi ishte një zgjedhje e mirë, do të më kishte ecur duke parë trofetë që kanë fituar.

Nuk është se nuk e mendova diçka të tillë, por në fund zgjodha me zemër dhe u transferova te Milani.  E ardhmja si trajner?Kam një karakter shumë specifik, nuk e di si do të reagoja nëse ndonjë djalosh do të më përgjigjej keq. Vrazhdësia më acaron në nivele stratosferike. E shoh më shumë veten si trajner moshash, do të mësoja më mirë fëmijët se të rriturit”, përfundon Super Mario.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Recent Comments