No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE TOTTENHAM NIS STËRVITJET, KTHEHET KANE

TOTTENHAM NIS STËRVITJET, KTHEHET KANE

Arsenali ishte skuadra e parë angleze që rinisi stërvitjen, ndonëse duke respektuar distancimin social, ndërsa klubet e Premier League po përgatiten për të rifilluar sezonin dhe për ta çuar deri në fund, si mënyra e vetme për të shmangur humbje të mëdha ekonomike.

Ditën e sotme në fushën e stërvitjes doli edhe skuadra tjetër londineze, Tottenhami, teksa futbollistët, të drejtuar nga trajneri Jose Mourinho dhe përgatitësit atletikë, kryen ushtrime fizike në distancë nga njëri-tjetri, siç është e parashikuar në protokoll.

Vihej re prania në seancë e kapitenit dhe sulmuesit kryesor të “Spurs”, Harry Kane, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin që e mbante prej muajsh jashtë fushave dhe pritet të jetë i gatshëm për sprintin final të sezonit.

Tottenham do të provojë me çdo kusht arritjen e një vendi në zonën Champions dhe duket se ndërprerja e kampionatit erdhi në momentin e duhur për skuadrën e Mourinhos, pasi portugezi po përballej me dëmtime të shumta në repartin e sulmit.

Megjithatë me rikuperimin e Kane dhe Hueng-Min Son, reparti i avancuar mund të quhet i kompletuar dhe portugezi do ta ketë më të lehtë të udhëheqë të tijtë drejt vendit të katërt të renditje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona afër bankrotimit… Zbulohet dëmi që ka shkaktuar Bartomeu

Barcelona po kalon një krizë ekonomike të paparë. Kjo dallohet edhe te lajmi i konfirmuar nga raporti vjetor financiar i klubit blaugrana, i cili...

U shkarkua por Lampard merr lëvdata nga pronari i klubit

Është zyrtare! Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard. Me këtë rast, presidenti Roman Abramovich donte ta falënderonte ish-kapitenin për punën e bërë, duke...

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Recent Comments