No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SALIHU: KAMPIONATI SHPËTON NËSE FILLON NË FUND TË MAJIT

SALIHU: KAMPIONATI SHPËTON NËSE FILLON NË FUND TË MAJIT

Federata e Futbollit e Kosovës shpreson që Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të ndryshojnë mendje. Shtëpia e Futbollit shpreson që këto institucione ta mundësojnë rifillimin e futbollit në Kosovë në muajin maj, e jo më 15 qershor siç kanë planifikuar. FFK kujton se UEFA i ka dhënë afat deri më 20 korrik për ta kryer edicionin, gjë që ia pamundëson 15 qershori. Duke folur për Express sekretari Eroll Salihu shpreson që mos të vij puna deri te më e keqja – anulimi i kampionatit!

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka rënë në hall të madh. Shtëpia e futbolli është shtangur kur ka kuptuar se Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) kanë bërë plan që futbollin dhe në përgjithësi sportin ta lehtësojnë nga masat e marra kundër koronavirusit tek pas 6-7 javësh – respektivisht më 15 qershor, shkruan Gazeta Express.

Garat në Superligën e Kosovës dhe në të gjitha rangjet e futbollit janë ndërprerë prej 13 marsit shkaku i pandemisë. Deri në fund të edicionit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 11 xhiro kampionale dhe dy-tri xhiro tjera të Kupës. FFK-ja ka afat nga UEFA ta kryej stinorin më së largu deri më 20 korrik. Vetëm 15 shtete kanë afat deri më 30 korrik.

FFK-ja druan se mund të vijë puna deri te ndryshimi i sistemit garues apo edhe deri te anulimi i plotë i kampionatit nëse IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë nuk mundësojnë që futbolli të rikthehet në muajin maj.

“Nëse fillohet më 15 qershor atëherë nuk ka mundësi të kryhet edicioni deri më 20 korrik, kur e kemi afatin nga UEFA. Eshtë e pamundur të zhvillohen 11 xhiro kampionale dhe dy-tri tjera të Kupës nga 15 qershori deri më 20 korrik”, thotë Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.

“Unë dhe kryetari të martën takuam ministren e Ministrisë së Sportit prej së cilës kërkuam që të bisedojë dhe të koordinohet me IKSHPK dhe Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të na mundësohet të fillojmë më herët. Ne planifikojmë dhe duhet të fillojmë në muajin maj. Pra, kah mesi i majit duhet të lejohemi që klubet të fillojnë më ushtrime kurse kah fundi i majit, kah 24 maji ta rifillojmë garën. Kështu do të mund ta kryejmë edicionin sipas afatit që kemi nga UEFA”, deklaroi për Gazetën Express sekretari Salihu.

I pyetur se çka do të ndodh në rast se IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë pamundësojnë rifillim të futbollit para 15 qershorit, Salihu tha se kjo mund ta sjell më të keqen – anulimin e kampionatit.

“Sigurisht se ka opsion për me ndryshuar sistemin garues apo edhe për ta anuluar krejtësisht. As kjo nuk përjashtohet. Por, atëherë neve si FFK na mbetet vetëm të konsultohemi me UEFA-n, me ekspertët e UEFA-s se çka duhet bërë”, tha Salihu.

Nëse mundësohet të fillojë në maj, FFK garanton institucionet shëndetësore se do t’i zbatojë në futboll të gjitha udhëzimet e tyre mbrojtëse dhe parandaluese të përhapjes së koronavirusit. Natyrisht se gara do të rifillonte pa publik.

“Është hera e parë që Kosova do të marrë me tri klube në garat evropiane. Kjo është shumë e rëndësishme për futbollin dhe shtetin tonë. Andaj duam që kampionatin ta çojmë deri në fund dhe t’i dërgojmë në Evropë tri skuadrat më meritore sipas të arriturave të tyre në kampionat. Ky është rekomandim edhe i UEFA-s për të gjitha shtetet”, përfundoi Salihu.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Manchester United i jep shkelmin përfundmitar, Liverpooli eliminohet nga Kupa

Liverpooli po kalon një moment të errët dhe për t’i dhënë shuplakën përfundimtare mendoi Manchester United. “Djajtë e kuq” fituan me rezultatin 3-2 dhe...

Drita e Prishtina falënderojnë kreun e FFK-së për organizimin e mirë të Superkupës

Ndeshja e djeshme e Superkupës, e cila u zhvillua në Antalia prodhoi lojë dinamike dhe të pëlqyeshme për të gjithë, ku trofeut iu gëzua...

Florent Muslija shënon në fitoren e Hannoverit

Ndeshja ndërmjet Nurnbergut dhe Hannoverit në kuadër të xhiros së 17’të në Bundesliga 2 ka prodhuar shumë gola. Rezultati përfundimtar ishte 2:5...

Ballkani i suksesshëm edhe ndaj skuadrës ukrainase

Skuadrat kosovare janë duke zhvilluar miqësore të njëpasnjëshme për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin pranveror. Klubi Futbollistik...

Recent Comments